Shtetet e Bashkuara e Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që t’i jap fund misionit të UNMIK-ut në Kosovë.
Zëvendës ambasadori amerikan në OKB, Richard Mills, tha se ruajtja e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor mbetet me rëndësi jetike. Ai tha se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara që të nxisin një shoqëri prospurese shumetnike që mirëmban e ruan dhe respektuan e të drejtat njeriut.
“Ne i inkurajojmë të dyja palët që të angazhohen në mënyrë energjike në të gjitha aspektet e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian për të gjetur zgjidhje për çështjet e mbetura, të zbatohet marrëveshjet ekzistuese dhe të bëjnë përparim konkret drejt normalizimit të marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë”, tha Mills.
Mills tha se Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të rifillojnë bashkëpunimin për personat e pagjetur.
Gjithashtu, Mills u shpreh që misioni i UNMIK-ut duhet të përfundojë pasi tashmë është i panevojshëm në Kosovë.
“Mbetet po aq e qartë që ka qenë ndonjëherë, UNMIK e ka përmbushur misionin e vet që prej mandatit të përcaktuar në vitin 1999, e përgëzojmë punën, mirëpo misioni paqeruajtës në Kosovë është absolutisht është i panevojshëm, është koha të rekrutojmë frekuencën e këtyre raportimeve në një herë në vit, UNMIK ka pas rol në ditët e hershme të stabilizimit në Kosovë por që e ka tejkaluar ekzistencën e vet, Këshilli duhet ta drejtojë mundin e vet në çështje të tjera, pra i bëjmë thirrje Këshillit që ta përfundojë mandatin e UNMIK dhe t’i lejojë OKB të marrë një rol më efektiv në Kosovë ne dobi edhe të gjithë rajonit”, tha ai.
Mills i reagoi edhe përfaqësueses së Rusisë në këtë Këshill e cila akuzoi NATO-n për shkelje të të drejtave por që deklaroi se pamjet nga Bucha nuk i japin të drejtë të flasë për të drejta të njeriut.
/TV Malisheva