Një grua në Malishevë është arrestuar dje rreth orës 18:10, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima ka përfunduar në spital për tretman mjekësor.

“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Kosovës, e cila për shkak të një mosmarrëveshje  në shtëpi e kishte sulmuar fizikisht vjehrrën e saj, viktimën femër shtetase e Kosovës, e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, me urdhër të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë./TV Malisheva

Share.