Qeveria Maqedonisë së Veriut mori vendim për rritje të pagave të mësimdhënësve në shkolla dhe kopshte për 10 % dhe i bëri thirrje SASHK-ut ta pranojnë këtë ofertë dhe të mundësoj realizimin e procesit mësimor, duke i vënë ata përpara aktit të kryer, por SASHK-u nuk pranojë.
Kështu greva në shkollat dhe çerdhet anë e mbanë vendit në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë .
Sipas udhëheqësit të sindikatës, këto konkluzione shtojnë edhe më tepër presionin ndaj mësimdhënësve.
“Greva do të vazhdojë derisa të biem dakord për çështjet e diskutueshme dhe të nënshkruajmë një marrëveshje për to”, deklaroi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.
Nga ana tjetër pushteti vazhdon presionin ndaj mësimdhënësve. Ministri i Arsimit Jeton Shqairi ka deklaruar se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë ligjore për rikthimin e procesit mësimor.
“Ne si ministri do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë ligjore për mënyrën e realizimit të mësimit. E di që edhe në këtë moment që po flasim, disa mësimdhënës që ishin të përfshirë në grevë vullnetarisht janë rikthyer në mësim për shkak të interesit të fëmijëve dhe jo që janë të kënaqur me atë që ofron Qeveria”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Ndërkohë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska ka thënë se grevistëve në çerdhe do t’u paguhen vetëm kontributet dhe jo paga e plotë.
Ndryshe nga dy ministrat Shaqiri e Trançevska, kreu i SASHK-ut Jakim Nedellkov tha se ministritë në fjalë janë të obliguara të bëjnë pagesën e plotë të pagës.
“Këshilli i SASHK-ut konstaton se ministra të caktuar po tentojnë me këmbëngulje t’i frikësojnë grevistët se do t’u shkurtohen mëditjet në ditët e grevës, gjë që ne e konsiderojmë si përpjekje për të parandaluar grevën”.
“Krahas të drejtës ligjore për të paguar pagat gjatë grevës, ekzistojnë nene të marrëveshjeve kolektive që specifikojnë pagesën e mëditjeve gjatë grevës dhe ku thuhet: Punëdhënësi është i detyruar të paguajë kompensimin e pagës për punëtorët gjatë grevës, për punëtorët pjesëmarrës në grevë në lartësinë e pagës bazë të punëmarrësit nëse sindikata organizon grevë për shkelje të të drejtave të punëtorëve të përcaktuara me ligj, kontratë kolektive ose akt të punëdhënësit. Prandaj, ata nuk duhet të kenë frikë se do t’u shkurtohen mëditjet”, theksoi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut./TV Malisheva