Operacioni ushtarak i Moskës do të përfundojë kur NATO të ndalojë përdorimin e territorit ukrainas për të kërcënuar Rusinë, tha Alexei Polishuk, një zyrtar i lartë në Ministrinë e Jashtme të Rusisë.
“Operacioni special ushtarak do të përfundojë kur detyrat e tij të përmbushen. Detyrat janë mbrojtja e popullsisë paqësore të Donbasit, demilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës, si dhe eliminimi i kërcënimeve ndaj Rusisë që vijnë nga territori ukrainas për shkak të kapjes së saj nga Vendet e NATO-s”, tha Polishuk.
Megjithatë, ai nuk dha asnjë detaj se si NATO po e kërcënonte Rusinë me anë të territorit të Ukrainës.
Diplomati shtoi se operacioni “po shkonte siç ishte planifikuar” dhe se “të gjitha qëllimet e tij do të arrihen”.
/TV Malisheva