Serbia nuk e ka në mend të vendos sanksione ndaj Rusisë edhe pas draft-Rezolutës së bërë të ditur nga Parlamenti Evropian, ku do t’i kërkohet Serbisë të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në, e që përfshinë sanksionet ndaj Rusisë.

Këtë qëndrim e rikonformoi Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me një mesazh dërguar eurodeputetëve.

“Me të vërtetë i përgëzoj, shpresoja që do të kishin punë më të mençura për të bërë”, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç drejtuar deklarimeve të eurodeputetëve të cilët do të kërkojnë që Serbia, si kandidate për anëtarësim në BE, të bashkërendohet me Evropën, raportuan mediat serbe.

“Mos u inatosni”, u tha Vuçiç euredeputetëve. “Ju jeni tepër të rëndësishëm për ne, por qytetarët serbë dhe Parlamenti i Serbisë janë shumë më të rëndësishëm”.

“Do të marrë shënim për çdo gjë që thotë Brukseli”, u shpreh Vuçiç.

“Gjëra të mençura kemi dëgjuar shumë, por ne udhëhiqemi nga intereasat tona. Nëse ata s’kanë punë më të mençura për të bërë, që ata nuk mund të nxjerrin jetesën nga Moska, duan të nxjerrin jetesën nga Serbia, për këtë i përgëzoj”, ka thënë Aleksandër Vuçiç.

Parlamenti Evropian do të thërras Rezolutë për qeverinë e re të Serbisë, me kërkesën “që të tregohet përkushtim real ndaj vlerave të Bashkimit Evropian dhe të harmonizohen vendimet dhe pozicionet e Serbisë me politikën e jashtme evropiane, përfshirë sanksionet kundër Rusisë”.

Sipas projekt-rezolutës, Parlamenti Evropian do të shprehë keqardhjen për faktin se Serbia nuk iu përmbajt sanksioneve të BE-së pas sulmit rus në Ukrainë, raportoi RFE.

Vuçiç tha se në raport me luftën në Ukrainë, Serbia mbështetë integritetin territorial dhe ligjin ndërkombëtar, por nuk do t’i bashkohet sanksione perëndimore kundër Rusisë.

“Ata nuk mund dhe nuk do ta kuptojnë pozicionin e Serbisë në OKB, ku ne gjithmonë kemi pasur mbështetjen e Rusisë në Këshillin e Sigurimit dhe jo të atyre vendeve që do të na detyronin sot në një politikë sanksionesh”, tha presidenti serb.

 /TV Malisheva

Share.