Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 349.

Në total numri i rasteve aktive është 434.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 121 doza të vaksinës kundër COVID-19./TV Malisheva

Share.