Bojan Pozhar, gazetar dhe moderator i një “talk show” në Slloveni, ka deklaruar se nëse vërtetohet përfshirja e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, në skandalin financiar në Slloveni, atëherë bëhet fjalë për një “top skandal në Ballkan”.

Pozhar ka deklaruar se skandali merr formë të plotë me faktin se Berishaj nuk është vetëm një biznesmen. Ai është diplomat i shtetit të Kosovës.

“Nëse paratë e GEN-it [kompanisë serbe, v.j] për Robert Golob i ka transferuar vërtetë Martin Berishaj, përndryshe diplomat nga Kosova, atëherë ky është një top skandal në Ballkan. Sepse MB është edhe ambasador i Kosovës në Kroaci”, shkroi Pozhar në Twitter.

“Çmenduri, çfarë afere”, ka vijuar Pozhar, i cili moderon një emision televiziv në Planet TV, televizionin i cili publikoi hulumtimin mbi përfishrjen e dyshuar të Martin Berishajt në skandalin financar.

/TV Malisheva

Share.