Pamjet nga qyteti Mariupol në Ukrainë tregojnë trupat e më shumë se 20 civilëve të shtrirë në një rrugë kryesore të qytetit.
Këto video të postuara në rrjetet sociale, vijnë nga hetimet e OKB-së për akuzat e vrasjeve të civilëve gjatë pushtimit në Ukrainë.
Videot janë filmuar nga një gazetar dhe një ish-veteran, ku sipas disa kalimtarëve të intervistuar thanë se viktimat janë vrarë nga një snajper.
Carl Wigren, mjek ligjor thotë se viktimat janë vrarë në “të njëjtën kohë”, por, përsëri, nuk mund të kishte një përgjigje përfundimtare për shkakun e vdekjes.
Qyteti port jugor i Mariupolit ka qenë skena e luftimeve intensive për javë të tëra mes forcave ruse dhe ukrainase.
Videot tregojnë gjithashtu dëmtime në ndërtesa, prishje të kabllove të energjisë dhe mbeturina në rrugë.
BBC konfirmon se videot janë filmuar pranë uzinës së hekurit dhe çelikut në Mariupolin verior.
Një nga videot është filmuar nga Patrick Lancaster, ish-veteran i inteligjencës amerikane, i cili poston pamje nga zonat e kontrolluara nga rusët në lindje të Ukrainës që prej 2014.
Lancaster vazhdimisht është shfaqur si i ftuar në televizionet ruse por edhe ato në uebsite amerikane që mbështesin teori konspirative.
Një tjetër video është filmuar nga gazetari Vittorio Nicola Rangeloni, i cili jeton në rajonin e Donbasit.
BBC i ka kontaktuar këto persona, por deri tani nuk ka marrë asnjë reagim prej tyre.
Disa kalimtarë që shfaqen në pamje thonë se viktimat janë qëlluar nga një snajper ukrainas.
Një tjetër i pyetur nëse është qëlluar nga snajper ukrainas tha se “ukrainasit ndodhet në uzinë”, duke iu referuar fabrikës së çelikut.
BBC shkruan se nuk është në gjendje që të verifikojë këto pretendime por ka kontaktuar autoritetet e Ukrainës dhe Rusisë për të komentuar mbi këto deklarime.
/TV Malisheva