Shumë vëzhgues ndërkombëtarë nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) janë arrestuar në Ukrainë.

“OSBE është jashtëzakonisht e shqetësuar që një numri anëtarësh të misionit kombëtar SMM[Misioni Special i Monitorimit] janë privuar nga liria në Donetsk dhe Luhansk,”, tha organizata me bazë në Vjenë.

Organizata shtoi se po përdor të gjitha kanalet e disponueshme për të lehtësuar lirimin e stafit të saj, por nuk dha më shumë detaje.

Organizata thotë se vëzhguesit e saj atje kanë një mision civil të paarmatosur për të vëzhguar dhe raportuar në mënyrë të paanshme dhe objektive mbi situatën./TV Malisheva

Share.