Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën në përballje me agresionin ushtarak rus të Vladimir Putin.

Rusia dy muaj më parë nisi pushtimin e Ukrainës, por një shtetrrethim i Kievit ka dështuar dhe se presidenti Volodymyr Zelensky vazhdon të qëndrojë në pushtet.

“Dy muaj pasi Putin nisi një sulm të paprovokuar dhe të pajustifikuar ndaj Ukrainës, Kievi ende qëndron. Presidenti Zelensky dhe qeveria e tij e zgjedhur në mënyrë demokratike mbeten në pushtet. Ne do të vazhdojmë të mbështesim ukrainasit në luftën e tyre për të mbrojtur atdheun e tyre”, thuhet në llogarinë zyrtare të presidentit amerikan në Twitter.

/TV Malisheva

Share.