Francesco Acerbi është kritikuar ashpër nga tifozët e Lazios dhe situata u përkeqësua pas reagimit të tij në rastin e golit të dytë të Milanit të realizuar nga Tonali dhe sherrit me Adam Marusic.
Mbrojtësit i është kërkuar që të largohet nga “Stadio Olimpico” nga ultrasit, të cilët disa muaj më parë e panë si fyese gjestin e tij duke kërkuar heshtjen e tyre..
Tifozët vunë re se Acerbi po qeshte pasi pranoi atë gol, e po ashtu edhe Marusic, i cili reagoi me inat dhe i bërtiti në fytyrë, përcjellë TV Malisheva.
Dyshja vazhduan të grindeshin ndërsa festimet e lojtarëve të Milanit vazhduan pas tyre.
Gjithsesi ishte tashmë një situatë shumë e tensionuar, pasi ultrasit e Lazios nga Curva Nord bojkotuan ndeshjen në shenjë proteste për çmimet e larta të biletave dhe ndodheshin jashtë stadiumit.
Mësohet se Milani kishte rreth 15,000 tifozë në stadium krahasuar me 10,000 që brohorisnin për Lazion.
Pas ndeshjes Acerbi deklaroi se e qeshura e tij në atë rast ishte me ironi për shkak të mënyrës se si skuadra e tij humbi ndeshjen edhe pse ishin duke barazuar deri në sekondat e fundit të saj.