Policia e Kosovës ka identifikuar personin dhe automjetin që ka qenë i përfshirë në aksidentin e ndodhur dje në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ku është lënduar një këmbësore.

“Sot rreth orës 09:40, nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar personi dhe automjeti që ka qenë i përfshirë në aksidentin e ndodhur dje në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku është lënduar rëndë një këmbësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fillimisht nga hetuesit është përcjell automjeti i dyshuar, derisa ka arrit në një autoservis në Çagllavicë.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar si dhe konfiskimin e automjetit të tipit Opel Corsa i cili ishte i dëmtuar”, thuhet po aty.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, rasti do të përcillet në koordinim me prokurorin e shtetit.

Të dielën rreth orës 11:00, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor./TV Malisheva

Share.