Për kryeministrin Edi Rama turistët rusë nuk duhet të kufizohen për të vizituar Shqipërinë pavarësisht nga ajo çfarë po ndodh në Ukrainë.

Pyetje: Shqipëria ka lehtësuar procedurat për hyrjen e të huajve në vend, përfshirë edhe për rusët, mendoni se duhet rishikuar sepse influence ruse është shumë prezente?

Edi Rama: Jo, nuk mendoj. Vazhdojmë me tjetrën.

Shqipëria ka hequr vizat edhe për turistët e gadishullit arabik, Egjiptit, Indisë, Rusisë dhe Tajlandës.

Ai tutje tha sezona është gati të fillojë dhe se turistët i pret një verë e këndshme.

“Ky vit do të ketë sezonin më të mirë turistik që pritet të nisë së shpejti”, kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë konferencës për Javët Kulturore Ndërkombëtare.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se kanë zbatuar një skemë për pastrimin në zonat bregdetare të vendit, sidomos në zonat bregdetare.

“Ky sezon që nis së shpejti do të jetë më i miri në të gjitha aspektet sepse kemi punuar prej afro 1 viti për pastërtinë. Por kemi edhe një skemë të re që do fillojë të zbatohet për pastrimin e territorit në të githë zonën bregdetare dhe jemi të bindur që ndryshimi do jetë shumë i dukshëm. Duhet edhe që qytetari, vizitori, turisti, shqiptari, të jetë në lartësinë e kësaj nevoje për të mos u turpëruar në sytë e botës por edhe për të mos u bërë pasqyra deformuese e edukimit të fëmijëve tanë.

Sezoni do ketë edhe kalendarin e vetë kulturor. Do ketë edhe disa risi të tjera që do të lidhen me mundësinë që ofron dixhitalizimi. Ky do të jetë i pari sezon ku Apollonia do jetë e suksesshme me një rrugë me të gjitha standardet dhe më radhë në të gjitha drejtimet”, tha Rama.

 

/TV Malisheva

Share.