Të paktën pesë persona janë vrarë pasi raketat ruse goditën dy qytete në rajonin qendror Vinnytsia të Ukrainës, ka thënë zyra e prokurorit rajonal.

18 të tjerë u plagosën nga sulmet në Zhmerynka dhe Kozyatyn, thanë zyrtarët.

“Armiku po përpiqet të godasë infrastrukturën kritike”, citohet të ketë thënë guvernatori rajonal në një video të publikuar në Telegram.

Zyrtarët ukrainas thonë se pesë stacione hekurudhore janë sulmuar në Ukrainën qendrore dhe perëndimore.

/TV Malisheva

Share.