Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e së hënës në Pogradec.
Policia lokale lajmëroi se shtetasi Joan Muçllari është plagosur në këmbë pasi është qëlluar me pistoletë gjatë një konflikti të çastit nga dy shtetas të tjerë.
Policia ka ngritur postblloqe të shumta përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec me qëllim kapjen e autorëve të ngjarjes të identifikuar si Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se plagosja është pasojë e një konflikti disavjeçar mes personave me precedentë kriminalë.
Ngjarja dyshohet se ka lidhje me atentatin e dy viteve me parë ku u qëllua drejt hotel ‘Voloreka’, ndërkohë që ishte i mbushur me pushues.
I plagosur ka mbetur djali i pronarit të hotelit, i cili u dyshua si shënjestër e atentatit të mëparshëm. Dyshimet për ngjarjen e sotme janë se njëri nga autorët është njëri nga personat e përfshirë edhe në atentatin e vitit 2020.
/TV Malisheva