Britania e Madhe do t’i dërgojë Ukrainës një “numër të vogël automjetesh të blinduara të pajisura me lëshues” për raketa antiajrore për të ndihmuar në luftën e saj kundër forcave ruse.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace e bëri njoftimin këtë pasdite në Dhomën e Komunave – përditësimi i tij i parë për deputetët në pothuajse shtatë javë.

Ai i tha gjithashtu Dhomës se rreth 15.000 personel rus janë vrarë që nga fillimi i pushtimit në fund të shkurtit.

“Krahas numrit të të vdekurve janë edhe humbjet e pajisjeve dhe në total një numër burimesh sugjerojnë se deri më sot janë shkatërruar ose kapur mbi 2000 automjete të blinduara”, tha ai.

“Kjo përfshin të paktën 530 tanke, 530 transportues të blinduar të personelit dhe 560 automjete luftarake të këmbësorisë. Rusia ka humbur gjithashtu mbi 60 helikopterë dhe avionë luftarakë. Ofensiva që supozohej të zgjaste maksimumi një javë, tani ka marrë javë të tëra”, shtoi ai.

Britania e Madhe ka dërguar tashmë miliona funte ndihmë për vendin, duke përfshirë antiraketa Starstreak dhe automjete të blinduara, transmeton Sky News.

/TV Malisheva

Share.