Ukraina njoftoi se nuk është arritur asnjë marrëveshje për një korridor humanitar nga Mariupol të hënën, pavarësisht asaj se Rusia tha se do të ndalojë armiqësitë për të lejuar që civilët të largohen nga fabrika e çelikut Azovstal.

Raportet thonë se armëpushimi do të hyjë në fuqi nga ora 11:00 GMT, duke lejuar civilët në fabrikë të largohen në çdo drejtim, transmeton Sky News.

Ndërkohë Ukraina i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres që të veprojë si “një nismëtar dhe garantues” i çdo rruge evakuimi nga uzina Azovstal.

Guterres do të udhëtojë në Moskë të martën për bisedime me kreun rus Vladimir Putin, përpara se të takojë presidentin Volodymyr Zelenskyy në Ukrainë.

Ndryshe, qindra civilë mendohet se janë strehuar në bunkerë nëntokësorë në Azovstal, i cili është bllokuar nga trupat ruse./TV Malisheva

Share.