Moska thotë se po dëbon 40 diplomatë gjermanë në përgjigje të “vendimit jomiqësor” të Berlinit për të dëbuar stafin diplomatik rus për luftën në Ukrainë.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha në një deklaratë se kishte ftuar ambasadorin e Gjermanisë në Moskë dhe i kishte dorëzuar “një notë rreth 40 punonjësve të institucioneve diplomatike gjermane në Rusi duke u shpallur persona non grata”.

Duke iu përgjigjur, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e ka quajtur një vendim të tillë si aspak të justifikuar.

Ajo shtoi se 40 diplomatët rusë të dëbuar nga Berlini në fillim të prillit “nuk i shërbyen diplomacisë për një ditë të vetme”, ndërsa ata të dëbuar nga Rusia “nuk kishin bërë asgjë të keqe”.

Vendet perëndimore kanë dëbuar dhjetëra diplomatë rusë në mes të zemërimit në rritje për fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë dhe Rusia ka thënë se do t’i përgjigjet të gjitha dëbimeve të tilla.

Ata që janë shpallur persona non grata përgjithësisht u jepen ditë ose javë për t’u larguar nga vendi.

Gjermania dëboi diplomatët rusë në koordinim me vendet e tjera të BE-së në fillim të prillit, transmeton BBC.

/TV Malisheva

Share.