Eurovizion 2022 do të nisë më 10 maj dhe nata finale do të mbahet më 14 maj, e diel.
Në fotografinë zyrtare të Eurovizion 2022, të këngëtares serbe, Ana Duriq (e njohur si Konstrakta) që do ta përfaqësojë Serbinë në Eurovizionin e këtij viti shihet e ulur me një fustan ngjyrë të kuqe, ku përballë ka dy tavolina në formë të shkronjës Z.
Kjo ka nxitur reagime nga të tjerët duke thënë se Serbia edhe përmes Eurovizionit po e mbështet, pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
“Përfaqësuesja serbe në #Eurovision 2022 në fotot zyrtare të Eurovizionit është fotografuar me një tavolinë në formë ‘Z’. Pyetja është nëse #Serbia po e mbështet okupimin #rus në #Ukrainë përmes Eurovizionit duke përdorur këtë simbol?!”, ka shkruar Eurovision Kosova në Twitter.
Shqipëria në këtë festival do të përfaqësohet nga këngëtarja Ronela Hajati, me këngën “Sekret”.