Rreziqet e luftës bërthamore janë “serioze dhe reale” dhe Kremlini dëshiron të zvogëlojë të gjitha shanset për t’i ngritur “artificiale” këto rreziqe, tha ministri i Jashtëm rus.

“Ky është pozicioni ynë kyç mbi të cilin ne bazojmë gjithçka. Rreziqet tani janë të konsiderueshme. Unë nuk do të doja t’i ngrija ato rreziqe artificialisht. Shumë do ta donin këtë. Rreziku është serioz, real, dhe ne nuk duhet ta nënvlerësojmë atë,” tha Sergei Lavrov në një intervistë televizive, transmeton Sky News.

Ai gjithashtu tha se lufta në Ukrainë do të përfundonte me një marrëveshje, por përmbajtja e saj do të varet nga situata ushtarake.

Komentet vijnë pasi ministri i Jashtëm tha se bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë ishin “ndërprerë” pasi Moska nuk ka marrë një përgjigje nga Kievi për propozimet e saj të fundit, detajet e të cilave nuk janë bërë publike.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të takohet me Lavrov dhe presidentin Vladimir Putin në Moskë javën e ardhshme për të bërë lutje urgjente ballë për ballë për paqe.

Guterres do të shkojë gjithashtu në Ukrainë për t’u takuar me presidentin Volodymyr Zelensky dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba.

Share.