Duke komentuar një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili iu ka referuar Vuçiqit si “Putini i vogël”, ai bëhet zyrtari i dytë serb që e quan atë “Hitleri i vogël i Ballkanit”.
“Vuçiq ka ardhur me iniciativën për Ballkanin e Hapur, kurse Kurti thërret për krijimin e Shqipërisë së Madhe, projekt i cili ekziston që nga koha e Hitlerit. Vuçiq ka nisur një mori projektesh infrastrukturore në rajon”.
“Qëllimi i tij është lidhja e kapitalit në rajon.Kështu madje krijohet lidhje ekonomike dhe kur lidheni ekonomikisht, atëherë ju zgjidhni më lehtë problemet e pazgjidhura politike”, tha Selakoviq.
Selakoviq më tej ka vazhduar duke e quajtur Kurtin si prijëtar të provokimit dhe destabilizimit.Para tij ka qenë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, që e ka quajtur Kurtin “Hitler i vogël”, referuar ish diktatorit gjerman Adolf Hitler.
/TV Malisheva