Para gati 15 vitesh, Thylane Blondeau u shpall vajza më e bukur në botë. E sot, ndonëse ajo ka ndryshuar, vijon ta mbajë “fronin”, përcjell TV Malisheva.
Duket se pas fotografisë së famshme, Thylane e vijoi karrierën e saj si modele, vetëm se tani është bërë pjesë e markave prestigjoze si L’Oréal dhe Dolce & Gabbana.
Bukuroshja me sytë blu është e bija e ish-futbollistit Patrick Blondeau.
Aktualisht ajo ka lançuar edhe brandin e saj të veshjeve, të quajtur “Heaven May”, ndërsa partneri i saj është Benjamin Attal, një biznesmen mode shumë i famshëm në Evropë.