Prej 1 majit nuk do të kërkohet vaksinë apo test i shpejtë për të hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kështu ka vendosur Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e sotme.

Po ashtu, është vendosur për të hequr detyrimin për mbajtje të maskës në ambiente të jashtme, ndërsa mbetet rekomandimi për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura.

Komiteti njoftoi edhe lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës.

/TV Malisheva

Share.