Serbët dhe boshnjakët do ta kenë të pamundur që të udhëtojnë për në Kroaci vetëm me pasaportë, pasi më parë do t’u duhet që të aplikojnë për autorizim udhëtimi.

Me hyrjen në fuqi të European Travel Information and Authorization System (ETIAS), planifikuar për vitin e ardhshëm, udhëtarët nga Serbia, Bosnje Hercegovina dhe vende që janë lëvizje të lirë në zonën e Shengenit, do të jenë të detyruar që të marrin autorizim para se të hyjnë në Kroaci.

Skema pritet të prekë praktikisht, mijëra serbë dhe boshnjakë që kalojnë çdo ditë kufirin si dhe ata që jetojnë në zonat kufitare. Rregulli i ri pritet të hyjë plotësisht në fuqi në maj 2023.

/TV Malisheva

Share.