Gjatë ditës së sotme pritet që të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë celsius.

Indeksi UV do të shënoj vlera të rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi, që nga ora 9-17 mundësisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet direkte të diellit ose të bartim masa mbrojtëse.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes.

/TV Malisheva

Share.