Sot pritet të dalin mjetët shtesë për përfituesit e skemave sociale në Kosovë.
Lajmin për daljen e këtyre mjeteve e ka dhënë vetë ministri, Hekruan Murati.
Përmes një postimi ai ka treguar se 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës.
Postimi i plotë:
Me datën 15 prill, shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionmarrësve.
Ndërsa sot, në kuadër të pakos mbështetëse, rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës, tashmë të rritur.
Çdoherë në mbështetje të qytetarëve!
/TV Malisheva