Dhjetëra shkollave në Malin e Zi iu dërguan sot me e-mail kërcënime për bombë, konfirmoi një zëdhënës i Ministrisë malazeze të Arsimit, në stacionin televiziv kombëtar RTCG.

Policia spastroi dhe kontrolloi ndërtesat e 41 shkollave të prekura, në të cilat të gjitha orët mësimore u anuluan.

Origjina e kërcënimeve mbetet e paqartë për momentin si dhe ndonjë lidhje e mundshme me zhvillimet aktuale politike.

Nesër, parlamenti malazez do të mblidhet për të formuar një qeveri të re pro perëndimore.

Ky hap është kritikuar ashpër nga partitë pro serbe që kishin qenë pjesë e qeverisë së kaluar, e cila humbi votëbesimin këtë vit.

/TV Malisheva

Share.