Kryetarja e Lëvizjes së Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk e njeh Kosovën, por se në të sheh një shembull të shkëputjes sipas parimit etnik.

Trajkoviq ka theksuar në Twitter se Putini ende po i referohet opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën (GJND), sipas të cilit shpallja e e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008 nuk është shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

“Putini nuk e njeh Kosovën, por e sheh atë si shembull të ndarjes etnike. Ai i referohet opinionit të GJND-së të vitit 2010 për Kosovën, sepse në të sheh argumente për vete dhe për aleatët e tij etnonacionalistë nga të gjitha gjeografitë, qofshin ata shqiptarë, hungarezë, kroatë, serbë apo ndonjë të pestë”, tha Trajkoviq.

/TV Malisheva

Share.