Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një administrator në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Bëhet e ditur se rasti është hapur si “sulm ndaj personit zyrtar” dhe ka ndodhur rreth orës 15.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Kosovës, referent, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Kosovës, administrator në Gjykatën Themelore Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./TV Malisheva