Presidenti amerikan Joe Biden do të trajtojë luftën e Ukrainës kundër Rusisë të enjten, disa ditë pasi administrata e tij dërgoi dy zyrtarë të rangut të lartë në Ukrainë, raporton BBC.

“Presidenti amerikan do të theksojë mbështetjen për ukrainasit që mbrojnë vendin kundër luftës brutale të Rusisë”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për median amerikane The Hill.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin udhëtuan në Kiev gjatë fundjavës për të takuar presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas.

Austin tha të hënën se një nga objektivat e SHBA-së për të ndihmuar Ukrainën është për të “parë Rusinë të dobësuar” në mënyrë që ajo të mos “bëjë gjërat që ka bërë”./TV Malisheva

Share.