Lufta në Ukrainë nuk përfundon si rezultat i takimeve, ajo do të përfundojë atëherë kur Rusia do të vendosë t’i jap fund asaj.
Kështu ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në një intervistë për CNN.
“Lufta nuk do të mbarojë me takim, lufta do të mbarojë kur Federata Ruse vendos ta përfundojë, kjo mund të jetë pas një armëpushimi, apo edhe ndoshta pas një marrëveshje serioze. Ne të gjithë mund të kemi takime por këto nuk janë se do ta përfundojnë luftën”, ka thënë Guterres.
Sipas një njoftimi të OKB-së, Guterres dje ka udhëtuar për në Moskë për një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar “propozimet për ndihmë humanitare dhe evakuimin e civilëve nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.
Si rezultat, Putin ra dakord “në parim” për të lejuar OKB-në dhe Komitetin Ndërkombëtar për Kryqin e Kuq që të ndihmonin në evakuimin e qytetarëve nga Azovstal në Mariupol.
Dëshmitë e varrezave masive në qytetet Bucha dhe Borodianka kanë vazhduar të shfaqen që nga fillimi i prillit, pas tërheqjes së forcave ruse nga rajoni i Kievit./TV Malisheva