Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje në Malishevë, raporton TV Malisheva.

Viktima mashkull me shtetësi turke ka raportuar se dy persona, të moshës 30-35 vjeçare e kanë ndaluar, duke u paraqitur si policë, dhe se të njëjtit i kanë vjedhur një qantë dore, që kishte afro 50 mijë euro, një telefon dhe librezën e veturës.

“Me datë 27.04.2022 rreth orës 20:55 ne Stacionin Policor-Malishevë është paraqitur tani  viktima shtetas turk, drejtor i një poliklinike në Prishtinë, duke theksuar se rreth orës 18:00 me veturën e tij me tabela te Shqipërisë ishte duke qarkulluar në Autostradën ,,Ibrahim Rugova’’ nga drejtimi Prishtinës në drejtim të Prizrenit.Të njëjtin në zonën e Malishevës e kanë ndaluar dy persona të moshës 30-35 vjeçare, që ishin me veturë dhe njëri ishte prezantuar si polic.”-thuhet në raport

Viktima deklaron se tek të dyshuarit kishte vërejtur se mbanin armë në brez , por që nuk i kishin nxjerr nga brezi.

Pas kryerjes së grabitjes të dyshuarit me veturën e tyre janë larguar në drejtim të Prizrenit. Rasti është duke u hetuar.

 

Share.