Nëse Milani dhe Interi përfundojnë sezonin me pika të barabarta, kuqezinjtë do të kurorëzohen si kampionë të Serisë A pasi kanë bilanc më të mirë në ndeshjet direkte me rivalët lokalë..

Vetëm dy pikë ndajnë Milanin dhe Interin kur kanë mbetur katër ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund. “Nerazzurrët” humbën një shans të artë për t’u rikthyer në krye të tabelës dje, duke humbur ndeshjen e tyre të prapambetur kundër Bolonjës.

Lojtarët e Simone Inzaghit do të përballen me Udinesen në udhëtim,, Empolin në shtëpi, Cagliari në udhëtim dhe Sampdorian në shtëpi në katër ndeshjet e fundit të sezonit në Serie A. Ata gjithashtu do të takohen me Juventusin në finalen e Kupës së Italisë mes ndeshjeve kundër Empolit dhe Cagliarit, përcjellë TV Malisheva.

Milani, nga ana tjetër, duket se ka një kalendar paksa më të vështirë ndeshjesh me ndeshjet kundër Fiorentinës në shtëpi, Veronas në udhëtim, Atalantës në shtëpi dhe Sassuolo në udhëtim të mbetura për t’i zhvilluar. Nëse dy skuadrat milaneze përfundojnë në nivel të barabartë pikësh, kuqezinjtë do të kurorëzohen kampionë të Serisë A.

Ata kanë një rekord më të mirë përballë Interit këtë sezon, pasi kanë barazuar në derbin e parë “Madonnina: në nëntor (1-1) dhe kanë fituar të dytin 2-1 në shkurt.

/TV Malisheva

Share.