Çmimet e produkteve ushqimore po vazhdojnë të rriten.
Së fundmi është vërejtur rritje e çmimit edhe në vajin e ullirit.
Një litër vaj ulliri në Prishtinë po shitet me çmim 8,59 euro madje me zbritje.
Kështu ka bërë të ditur analisti Imer Mushkolaj i cili ka publikuar një fotografi në Facebook.
“Kaq kushton një litër vaj ulliri në Prishtinë. Plus me zbritje“, ka shkuar Mushkolaj.