Chevrolet Corvette ZR2 kabriolet i prodhuar në vitin 1971 është një prej vetëm tetë njësive, që do të shitet në ankand dhe nga i cili pritet të fitohen miliona dollarë.
Shtëpia e ankandeve Mecum po organizon ankandin që do të zgjatë nga 13 deri më 21 maj, do të jetë mundësia më e mirë për shitjen e Chevrolet Corvette ZR2 kabriolet.
Sipas vlerësimeve të ekspertëve, për këtë veturë pronari i ri duhet të ndajë nga 1 deri në 1.2 milion dollarë.
Chevrolet prezantoi Corvette ZR2 si një version përfundimtar për ata që duan të garojnë me veturë. Kabrioleti është i pajisur me një sërë komponentësh nga PRO ZR2 Special Purpose LS6 Engine Package, e që përfaqëson një kombinim të motorit LS6 V7 dhe Muncie M22 Rock Crusher, që ka ndërrues manual me katër shpejtësi.
Chevrolet kishte shitur modelin Corvette ZR2 të prodhuar në vitin 1971 për 7.672 dollarë, që sot do të kishin vlerën e 54.400 dollarë. Ky çmim i lartë nënkuptonte edhe numër të vogël të veturave të shitura – përkatësisht 12 e vetëm dy ishin kabriolet.
Një prej dy kabrioletëve po shitet në ankandin e lartcekur. Bëhet fjalë për veturën sportive që ka vetëm 14 mijë kilometra të kaluara. Akoma është i lyer me ngjyrën origjinal Brands Hatch. Asnjë restaurim nuk është kryer në të, por vetura është në një gjendje të përkryer. /TV Malisheva