Komisioni i Rithemelimit ka nisur punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku pjesëmarrës janë 1800 delegatë të cilët do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar.

Teksa rreth 35 deputetë të PD, kanë braktisur Kuvendin e Rithemelimit, disa janë bashkuar për herë të parë me “Rithemelimin”.

Në fotot brenda sallës, te pranishëm janë figurat e vjetra të ritkthyera, si Topalli e Imami, të cilët pranuan ftesën e Sali Berishës për rikthim në PD.

Të pranishëm janë edhe deputeti Kasem Mahmutaj, dhe Ina Zhupa, të cilët i janë bashkuar për herë të parë Kuvendit të Berishës.

Ky i fundit, është ulur mes dy zonjave në sallë, bashkëshortes së tij dhe Albana Vokshit./TCH

 

 

Share.