Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar dy raste të reja me covid-19. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3470 raste, prej tyre 3382 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 2 raste./TV Malisheva