Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 769 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.495. Në total numri i rasteve aktive është 440.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 159 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.157 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.563 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./TV Malisheva