Ballkani ka kaluar në avantazh 0:1 në ndeshjen vendimtare kundër Llapit në Superligë.

Ermal Krasniqi është autor i golit të parë për mysafirët në minutën e 15-të të takimit, raporton TV Malisheva.

Ishte Meriton Korenica i cili goditi nga distanca, me topin që nuk u ndal mirë nga portieri Avdyli dhe erdhi në këmbët e Krasniqit që e dërgoi në rrjetë.

Ndryshe, Ballkani edhe në rast të barazimit e siguron matematikisht titullin e parë në histori të klubit

Share.