Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, republikani Adam Kinzinger, prezantoi dje një projekt-rezolutë që lejon përdorimin e forcave ushtarake amerikane për të mbrojtur Ukrainën në rast se Rusia përdor armë të shkatërrimit në masë.

Kinzinger tha në një shpjegim të draftit, të publikuar në faqen e tij të internetit, se rezoluta ishte krijuar për të siguruar që administrata amerikane mund të merr “masat e duhura nëse Federata Ruse përdor armë kimike, biologjike ose bërthamore”.

Ai shtoi se iniciativa, nëse miratohet, i jep presidentit të SHBA-së autoritetin për të përdorur forcat amerikane për t’iu përgjigjur një skenari në të cilin Federata Ruse përdor armë kimike, biologjike ose bërthamore kundër Ukrainës.

“Ne duhet të ngrihemi për njerëzimin së bashku me aleatët tanë”, tha Kinzinger.

Deri më tani, administrata e presidentit Joe Biden ka hedhur poshtë me forcë mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë, duke shpjeguar se një skenar i tillë do të përbënte rrezik për një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe NATO-s.

/TV Malisheva

Share.