Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar dhjetë raste të reja me koronavirus nga 835 testime dhe asnjë me përfundim fatal.
Ministria e Shëndetësisë njofton se 375 qytetarë janë aktivë me COVID-19.
Rastet e reja janë regjistruar gjashtë në Tiranë, dy në Gjirokastër dhe nga një rast në Patos dhe Himarë.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim pesë pacientë, ndërsa 52 qytetarë janë shëruar.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus, Shqipëria ka regjistruar 275.177 raste, prej tyre 271.306 janë shëruar, 375 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.496 pacientë./TV Malisheva