Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i është adresuar përmes një videomesazhi në Kuvendin e Shqipërisë, u është adresuar shqiptarëve, duke folur për gjendjen në Ukrainë dhe nevojën për ndihmë.

E pas fjalimit të tij, foli edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama i cili tha se rasti i Ukrainës është ndër të rrallët ku i gjithë parlamenti janë të të njëjtit mendim.

“Rastet kur në këtë parlament palët kanë rënë dakord dhe mbështetja me gjithë zemër e rezistencës ukrainase ndaj pushtuesve rus, është një nga ato raste edhe më të rralla kur të gjithë ne këtu kemi qenë dakord pa bërë as më të voglin diskutim”, u shpreh ai

Rama tha se i gjithë kombi shqiptar, përfshirë edhe Kosovën, janë pranë Ukrainës.

“Qysh prej orës së parë të agresionit mbi Ukrainë, jo vetëm ne, por e gjithë Shqipëria, të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, i gjithë kombi ynë, përfshirë edhe shtetin tjetër shqiptar Kosovën, jemi rreshtuar krahë jush, me zemër, me mëndje dhe me krejt çka kemi mundur”, u shpreh tutje ai.

/TV Malisheva

Share.