Inteligjenca ukrainase ka njoftuar se kanë marrë disa informacione shumë të rëndësishme nga Rusia.

Siç njoftuan në Facebook në faqen që i përket inteligjencës dhe është pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes, Rusia po përgatitet për pushtimin e disa territoreve. Kështu, sipas tyre po përgatiten vulat dhe simbolet e ndryshme, të cilat tregojnë se këto nuk janë më zona nën kontrollin ukrainas.

Gjithashtu, ukrainasit pretendojnë se kanë përgjuar një datë të përmendur si fundi i luftës, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index, /Express.

“Në ushtrinë pushtuese po përhapen informacione se termi i të ashtuquajturit “Operacione speciale ushtarake” deri në shtator 2022″, raportoi inteligjenca ukrainase në Facebook.

/TV Malisheva

 

Share.