Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Bujanoc ka refuzuar ankesën e Partisë Socialiste të Serbisë së Ivica Daçiqit për anulimin e votimeve në Tërnoc të Madh, prej nga Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës fitoi një mandat në Kuvendin e Serbisë.
KKZ-ja në përbërje të përhershme dhe të zgjeruar votoi me rezultat 8:5 kundër ankesës së socialistëve, transmeton portali Bujanovacke.rs, shkruan Danas.
Anëtarët e SPS-së, SNS-së dhe Aleancës së Hungarezëve të Vojvodinës votuan në favor të anulimit të zgjedhjeve, ndërsa kundër ishin përfaqësuesit e partive shqiptare dhe një anëtar i KK-zë nga lista e “Amaneti i Mytfniut” dhe përfaqësuesi i Partisë Rome.
Ky vendim i KKZ-së në Bujanoc i hap rrugë shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 3 prillit dhe më pas formimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Serbisë.
Sipas ligjit, në Serbi afati për formimin e qeverisë është 90 ditë nga konstituimi i kuvendit, ndërsa kuvendi konstituohet jo më vonë se 30 ditë nga dita e shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve./TV Malisheva