Ekzekutivi i Bashkimit Evropian ka prezantuar planet për një ndalim gradual të importeve të naftës ruse si pjesë e një sërë sanksionesh të reja për të ndëshkuar Moskën për pushtimin e Ukrainës.

Masat e propozuara përfshijnë lëvizje kundër bankës më të madhe të Rusisë dhe vendosjen në listën e sanksioneve të kreut të Kishës Ortodokse Ruse, patriarku Kirill, si mbështetës i luftës së Vladimir Putinit.

Sipas njoftimit, ndalimi i naftës do të ishte masa më e ashpër e BE-së deri më tani kundër sektorit strategjik energjetik të Rusisë që ndihmon Kremlinin të financojë agresionin ushtarak në Ukrainë.

Gjatë muajit mars, Kirill kishte thënë se konflikti ishte “një përplasjeje kulturore midis botës ruse dhe vlerave liberale perëndimore”.

Mirëpo, ekspertët thonë se komentet e patriarkut janë “vizioni shpirtëror i [Vladimir] Putinit për një kthim në një Perandori Ruse”.

Në anën tjetër, qëndrimi i ashpër i patriarkut rus po i kushton atij, ku Kisha Ortodokse Ruse në Amsterdam njoftoi se po ndërpret lidhjet me udhëheqësin, duke iu bashkuar një numri në rritje priftërinjsh dhe kishash që po braktisin Moskën për shkak të agresionit ushtarak në Ukrainë.

/TV Malisheva

Share.