9 Maji, i njohur si “Dita e Fitores”, për rusët përkujton humbjen e nazistëve në 1945.

Ajo shënohet nga një paradë ushtarake në Moskë dhe liderët rusë tradicionalisht qëndrojnë mbi varrin e Vladimir Leninit në Sheshin e Kuq për ta vëzhguar atë.

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka nisur më 24 shkurt por presidenti Putin shprehet se trupat e tij po kryejnë një “operacion special ushtarak” dhe nuk kanë shpallur luftë.

Zyrtarët dhe analistët perëndimorë mendojnë se më 9 maj gjithçka mund të ndryshojë, për shkak të simbolikës që ka kjo ditë për Rusinë.

Ata pretendojnë se Putini do të dalë me një deklaratë zyrtare që do i hapë rrugë për të vijuar më fuqishëm luftën e tij.

Presidenti rus është i kujdesshëm ndaj datave, duke qenë se dhe pushtimin e Ukrainës e ka nisur një ditë pas Ditës së Mbrojtësit të Atdheut.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili nuk i ka shpallur zyrtarisht luftë Rusisë, vendosi ligjin ushtarak në Ukrainë kur filloi pushtimi rus në fund të shkurtit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Prajs, tha se ka arsye të ndryshme për të besuar se rusët do bëjnë gjithçka që munden për të përdorur 9 majin për qëllime propagandistike.

/TV Malisheva

Share.