Sipas ekspertëve, presidenti rus Vladimir Putin mund të përballet me një grusht- shteti nga shefat e tij të lartë të ushtrisë dhe inteligjencës.
Analisti Alexey Muraviev tha për Sky News Australia se një përpjekje për të rrëzuar Putin-in nga pushtetit mund të jetë jashtëzakonisht e mundshme.
“Mendoj se ka pasur tensione midis komunitetit të inteligjencës së Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Unë mendoj se një lloj narrative e rreme iu paraqit atyre nga Komandanti Suprem i Përgjithshëm, dhe kur ai u kundërpërgjigj kur rusët filluan të pësonin viktima të shumta, Putin filloi të fajësonte në heshtje shërbimet e sigurisë,” tha Muraviev.
Ndërkohë, eksperti rus i sigurisë Andrei Soldatov tha se ai gjithashtu besonte se presidenti rus “ndodhet në ujë të nxehtë”.
“Presidenti rus është përgatitur për një grusht-shteti për disa javë pasi është përballur me kritika të ashpra për ‘operacionin e tij special’ në Ukrainë dhe ai ka spastruar rreth 150 nga spiunët e tij për dështimet e vazhdueshme,” tha ai për Qendrën e Analizave të Politikave Evropiane.
Soldatov tha se dy oficerë të lartë në agjencisë së inteligjencës ruse FSB u vendosën në arrest shtëpiak nga Putin muajin e kaluar, një veprim që ai tha se tregoi se presidenti është i shqetësuar se forcat e tij të inteligjencës mund të punojnë kundër tij, transmeton Sky News.