“Sekreti” i Ronela Hajatit do të ofrojë gjithçka në skenën e Eurovision 2022 në Torino, nga energjia, adrenalina dhe vokali i saj deri tek performanca e balerinëve nën kujdesin e Klaudia Pepës.

Ëndrra e saj ka qenë skena e Eurovisioni dhe tashmë që e ka arritur, pret që në të ardhmen të bashkëpunojë me disa nga artistët që kanë ngjitur këtë skenë me të. Aktualisht Ronela po shikon dashurinë dhe mbështetjen e madhe që po merr jo vetëm nga shqiptarët por edhe njerëzit e huaj, që e njohin atë pikërisht prej këngës dhe videoklipit që përfaqëson këtë vit Shqipërinë në festivalin evropian të këngës.

Gjatë një interviste për mediat në Torino në kuadër të Eurovision Song Contest 2022, Hajati foli për ditën e ngarkuar të provave dhe përballimin e emocioneve të forta që po kalon, ndërsa ka pasur një apel për të gjithë njerëzit që të mos lejojnë bulizimin dhe se paragjykimi duhet të marrë fund.

Ronela shpreson që fitimi i këngës së saj Pop në ‘Festivalin e Këngës’ t’i hap rrugën këngëve të tjera si e saj, pasi njerëzit duan të kërcejnë dhe dëfrehen duke harruar problemet e ditës.

Intervista e plotë e Ronela Hajatit për mediat në Eurovision 2022.

A ishte kjo koreografia që pamë sot, performanca përfundimtare që do kemi në gjysmëfinale? Ti u ankova për mikrofonat?

Provat e sotme kishin plot gabime, por me duhet të them që nuk ishin gabime të bëra nga unë. Koreografia ka gjëra që duhet të rregullohen prandaj po bëjmë prova dhe ekipi është fantastik dhe dritat e skenës do të fiken atëherë kur dua unë (qesh).

Ke thënë që të pëlqen të flasësh me babin tënd në mendimet e tua për këshilla. Çfarë mendon se do të thoshte ai ku je tani?

Ai do e donte këtë gjë tani. Të flasë për babën tim është një temë delikate dhe ai është kujdesur gjithmonë për mua. Ai është fuqia ime për të ecur para dhe nëse unë do isha vetëm 10 % e atij që ai ka qenë do të isha shumë me fat, imagjino të isha 20 %, por jam ende tek 5 %.

Më pëlqen vetëbesimi që ke për pozitivitetin e trupit tënd, çfarë mesazhi do kishe për femrat që kanë frikë të tregojnë bukurinë e trupit të tyre?

Më duhet të them që nuk kam shumë vetëbesim, dhe disa herë thjeshtë duket, por nuk kam shumë. Unë jam bullizuar shumë herë, kur jam duke kënduar njerëzit më thonë “hej je e shëndoshë, je si lopë”, por njerëzit që bulizojnë janë të këqij dhe njerëz kaq të vegjël. Ndonjëherë duket sikur nuk na intereson, por në fakt na intereson, dhe të flasim për format trupore është budallëk. Unë po shkoj për të kënduar, nëse të pëlqen kënga dëgjoje sërish, nëse jo mbylle muzikën, por nuk jam aty për t’u gjykuar dhe askush nuk është, kjo duhet të marrë fund, por kam frikë se nuk do të marrë fund. Gjëja më e rëndësishme është që çdokush është i bukur dhe kur e shikojnë këtë gjë brenda dhe jashtë vetes dhe kjo është më e rëndësishme, dhe unë jam shumë e bukur brenda sa nuk e keni idenë.

Nëse do kishe mundësi të flisje me vetën kur ishe më e re, çfarë do i thoje?

Të lutem mos qaj çdo gjë do të rregullohet, do të bëhesh një yll popi dhe do të bësh para… unë ende nuk kam para gjithsesi (qesh). Ti do të përpiqesh që njerëzit të të duan dhe këtë kam bërë që kur isha e vogël që njerëzit të më shikonin si jam dhe të më donin. Do i thoja vetes mos e vrit mendje pse je single për një kohë kaq të gjatë.

Cili është sekreti për të menaxhuar stresin gjatë Eurovisionit?

Për tani mundohem të mos i shfaq ditën kur ndihem e dobët apo jam duke qarë, mundohem të tregohem e fortë,. Nuk është se kam ndonjë sekret të madh, por mundohem të mos e shfaq veten.

Si ka ndikuar Eurovisioni në jetën tënde dhe nëse do të fitoje këtë kompeticion çfarë do të ndryshonte në karrierën tënde? Nëse do kishe mundësi të bashkëpunojë me artistë të tjerë, kush do të ishin?

E para unë nuk do të fitoj, e dyta ende nuk e kam kuptuar fiks se çfarë ka ndikuar tek unë Eurovisioni, pasi deri tani për shkak të axhendës së ngarkuar që kemi këtu, por kam marrë një dashuri të madhe nga shumë njerëz që nuk më njihnin dhe dashuria dhe mbështetja e njerëzve vetëm për një këngë është një arritje shumë e madhe për dikë dhe ndonjëherë mendoje se nuk e meritoj gjithë këtë dashuri. Unë jam mësuar që të kritikja veten sa herë nxjerr një këngë, por të marrësh kaq shumë dashuri për mua është një fuqi e madhe dhe shpesh qaj kur shoh gjithë atë suport për mua dhe këngën. Lidhur me bashkëpunimet, më pëlqejnë të gjithë artistët që janë këtu dhe të gjitha janë zjarr dhe profesionistë. Këtë vit Eurovisioni ka gjithçka dhe do të doja që të bashkëpunoja me disa nga ata.

Me pëlqen stili yt, nga frymëzohesh?

Frymëzohen nga Niko (stilisti i saj personal), Instagram, revistat. Në jetën e përditshme jam shumë e thjeshtë me atlete dhe pa make up, por dua t’i jap rëndësi paraqitjes në Tv për respekt të njerëzve që po të shohin ty, dhe ne kemi një shprehje shqip “vishu sipas vendit ku je” pasi duhet të respektosh njerëzit dhe paraqitja ime sot është për t’ju respektuar juve.

Kush është hapi tjetër në karrierën tuaj?

Shpresoj për më të mirën, ëndrra ime isha të isha në Eurovision, pasi është festivali i lirisë, i bukurisë ku mund të shprehësh veten dhe mendoj se kjo është skena më e madhe e një artisti europian. Kur fitova isha “ok çfarë do bëj tani, do të bëj më të mirën”. Kjo nuk është fare tipi im, pasi unë gjithmonë do gjeja defekte te vetja, por sidoqoftë jam duke u përpjekur për të bërë më të mirën dhe kam një ekip fantastik që po më mbështet prej 6 muajsh.

A do ketë këngë të tjera Pop që do fitojnë Festivalin e Këngës?

Shpresoj që kënga im që fitoi festivalin të mos jetë i fundit, njerëzit duhet të gëzohen, të kërcejnë dhe të harrojnë problemet e ditës./RTSH/

 

Share.