Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet ta zvogëlojë vetëvlerësimin e tij.
Kjo deklaratë e saj vjen pasi shefi i Qeverisë udhëtoi për në Berlin që të zhvillojë disa takime zyrtare, ku mes tjerash, u takua edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, nën praninë e emisarit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Trajkoviq tha se Kurti po sillet me një ngurtësi “saqë dikush do të mendonte se Serbia u shkëput nga Kosova dhe jo anasjelltas”.
“Që negociatat të jenë të suksesshme dhe stabilizuese, Kurti duhet të zvogëlojë vetëvlerësimin e tij. Ai sillet me një ngurtësi të tillë, saqë dikush do të mendonte se Serbia u shkëput nga Kosova dhe jo anasjelltas. Nëse sjellja e tij shpërblehet, secesionistët e tjerë mund të inkurajohen”, shkroi ajo në Twitter.