Trajneri i West Ham, David Moyes, ka kërkuar falje për incidentin e mbrëmshëm gjatë ndeshjes kundër Eintracht Frankfurtit, pasi që e goditi me top një djalosh që mbledh topat te skuadra gjermane.
West Hami pësoi humbje 2:1 në takimin e parë si vendas, kurse në ndeshjen e kthimit u mposht me rezultat minimal 1:0, ku ishte me një lojtar më pak në fushë pas ndëshkimit me të kuq të Aaron Cresswell në minutën e 19′, përcjellë TV Malisheva.
Po ashtu, trajneri Moyes u ndëshkua me karton të kuq pasi që goditi me top një djalosh të topave të Frankfurtit, pasi që ishte i nervozuar me humbjen e kohës nga skuadra gjermane.
“Unë duhet të kërkoj falje që e kam goditur me top djaloshin e topave. Por ishte vollej goditje e bukur nga unë, por kërkoj falje për këtë gjë. Ishte ndeshje e madhe për ne dhe ne u munduam të fitojmë”, tha Moyes.
Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni momentin kur Moyes godet djaloshin e topave të Frankfurtit.
https://twitter.com/Sachk0/status/1522514071249391621
/TV Malisheva